SHKAKU/ Djegia landfillin e Elbasanit – Prokuroria nis hetimet mbi rrethanat e zjarrvënies

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit.

Zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave filloi pasditen e të martës dhe pavarësisht ndërhyrjeve nga toka dhe ajri,  flakët ende nuk janë vënë nën kontrroll.

“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast. Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit”, njoftoi Policia.