Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë, ndërsa viktimë ka mbetur një grua e identifikuar si Bedrie Saja.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Borizanë, ndërsa viktimë ka mbetur një grua e identifikuar si Bedrie Saja.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore në vendngjarje, rezulton se Malvina Kani është drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila është përplasur me mjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, me të cilin udhëtonin dhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja.
Për pasojë ka humbur jetën në vend Bedrie Saja, ndërsa të tjerët janë nisur për në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.









