Policia e Vlorës ka arrestuar në lagjen “Rilindja” të qytetit një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Bëhet fjalë për Renald Gjinin, 45 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonjë me 12 vjet e 10 muaj burgim për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
Operacioni policor, i koduar “Il Obiettivo”, u organizua dhe finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Seksionin Operacional në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe zyrat homologe të Interpolit.
Renald Gjini u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku pritet të kryejë vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.









