KRIMI ZGJEDHOR/ Nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzor, por të një veprimtarie të qëllimshme – paralajmëron anëtari i KAS: Nga rinumërimi ka lëvizje votash mes kandidatëve

Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se nga rinumërimi nga lëvizje votash mes kandidatëve.

Në një dalje televizive, Braho u shpreh se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzor, por të një veprimtarie të qëllimshme të grupeve të numërimit për të favorizuar një kandidat.

“Si ritëm për rinumërimi Fieri ka ecur më shpejt. Ajo që vihet re është se ka lëvizje të mëdha mes kandidatëve. Lëvizjet brenda partive janë më të mëdha me shifra mbi 700. Kjo është problematika dhe do të bëhet një analizë. Nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzor, por të një veprimtarie të qëllimshme të grupeve të numërimit për të favorizuar një kandidat. Ka pasur një lloj orientimi, duhet parë më tejë, duhet parë kush kanë qenë grupet e numërimit për të vijuar me hapin e radhës”,-tha Braho