SAMITI I SHKUPIT/ “Po ecën si duhet” – Rama: Kurrë nuk kemi qenë kaq afër aspiratës shumëshekullore për në BE

Kryeministri Edi Rama, pas Samitit në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se kurrë më parë nuk kemi qenë kaq afër aspiratës shumëshekullore për të qenë pjesë e BE-së.

Rama tha se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet.

“Po na afron me BE-në, po ecën si duhet! Jemi krenarë sepse kemi përmbushur të gjitha pikat për zbatim.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore do thosha. Jemi shumë afër dhe besoj që do të përmbushim të gjitha detyrimet tona dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet”, deklaroi Rama.