Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim, Marta Kos, në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se disa nga reformat janë të vështira, por kandidatët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë edhe më shumë punë që integrohen në BE.
Kos u shpreh se zhvillimi është në duart e vendeve kandidate dhe duhet të arrijnë sukses për të mirën e tyre.
Ndër të tjera, Kos theksoi se është e gatshme të bëjë gjithçka që të mundësojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE gjatë mandatit të saj.
“E di se disa nga reformat janë të vështira, por duhet të jeni në ligë, si ne.
Çdo proges kërkon fuqi politike, dhe këtë e kërkoj nga ju.
Duam t’ju shpërblejmë për punën që keni bërë, por mund t’ju jap mjete kur të zbatoni reformat. Pres ndryshim të prekshëm deri në takimin e ardhshëm. Do të ndihmojmë të ndërtoni rrugë, parqe, fotovoltaikë diellorë dhe infrastrukturë.
Zhvillimi është në duart tuaja, ju duhet të arrini sukses për të mirën tuaj.
Duhet të tregoni se jeni të gatshëm për më shumë, vendet anëtare ju vëzhgojnë se çfarë po bëni.
Unë flas për sukseset, jemi të gatshëm të luftojmë bashkë për një Europë më të bashkuar.
Do bëj gjithçka të mundësoj integrimin tuaj dhe të shoh sa më shumë prej jush pjesë të BE gjatë mandatit tim”, tha Kos.









