E RENDE/ U rrëzua nga pallati në ndërtim – Humb jetën punëtori në Berat

Një punonjës i një firme ndërtimi është rrëzuar pasditen e sotme nga një pallat në ndërtim në Berat.

Si pasojë e rrëzimit, punonjësi ka humbur jetën në spital.

Viktimë ka mbetur 66-vjeçari R. H.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes