Kryetarja e Gjykatës së partisë së Sali Berishës Adriana Kalaja, e cila njihet për bindjen e verbër ndaj liderit të saj, ka ripostuar një status në rrjetet sociale me foto nga 8 Janari i përplasjes në selinë e PD ndërsa Partia Demokratike ishte në kulmin e konfliktit të saj të brendshëm.
Kalaja ndër të tjera ka ripublikuar fotot e Gaz Bardhit dhe Ervin Salianjit, duke i cilësuar ata plehra që i shërbejnë regjimit të Edi Ramës
“Jam pro bashkimit por jo me plehrat shërbëtorë të regjimit të Edvin Ramës.
Këta që janë bashkë me Edvin Ramën dhe kundra demokratëve, besoni se do ngrenë zërin për të drejtat e atyre që i dhanë mandatin?
Demokratë, nuk harrohet 8 janari”, shkruante ajo në postimin që e ka ripublikuar.
Para një muaji, Adriana Kalaja sulmoi kandidaten Jorida Tabaku e cila rezultoi më e votuara e listës së hapur të ASHM për qarkun e Tiranës, duke e emtuar atë si Suden e PD, që më 11 Maj u ndihmua nga oligarkët e Edi Ramës që të dilte e para.
Të tilla sulme përtej Kalasë flasin për humore të prishura brenda partisë së Berishës, që ne afrimin e vjeshtës mbetet të shohim nëse do kthehen në beteja apo thjesht do rezultojnë suhitë e rradhës në gotë…










