NGJARJA E RENDE/ Humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Durrësit – identifikohet viktima

Është identifikuar viktima e një dite më parë të regjistruar në bregdetin e Sektorit Rinia në Durrës. A2 CNN mëson se bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Shpëtim Alla nga Durrësi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Nuk dihet ende shkaku, nëse kemi të bëjmë me mbytje apo atak kardiak.