PRETENDIMI/ Genc Gjokutaj nxjerr dokumentin për Sali Berishën: Flitet për procesin penal, është konceptuar një ditë para se të merrej vendimi 

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka publikuar një shkresë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me të cilën pretendon se drejtësia në vendin tonë funksionon me “regji”.

Në postimin e publikuar nga avokati, shihet një dokument i cili është është konceptuar një ditë para se sa të merrej vendimi i Gjykatës për të lejuar kontrolle ndaj Berishës.

“Kjo është shkresa e SPAK e cila ështe e konceptuar me datë 20.10.2023 (shih poshtë majtas), 1 ditë përpara se të merrej vendimi i datës 21.10.2023 dhe i referohet atij që do të merrej të nesërmen! Flitet për procesin penal ndaj Prof. Dr. Sali Berisha etj. ku gjyqtare ishte Irena Gjoka!”, shkruan Gjokutaj duke shtuar më tej se Gjykata vendos sipas kërkesave të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq!

Kjo është shkresa e SPAK e cila ështe e konceptuar me datë 20.10.2023 (shih poshtë majtas), 1 ditë përpara se të merrej vendimi i datës 21.10.2023 dhe i referohet atij që do të merrej të nesërmen!

Flitet për procesin penal ndaj Prof. Dr. Sali Berisha etj. ku gjyqtare ishte Irena Gjoka!

Sepse afërmendsh Gjykata vendos sipas kërkesave te SPAK!

Ky dokument është prova jo e vetme!