KREU I RI I BKH/ SPAK njofton shtatë kandidatët e mbetur në garë – brenda 31 gushtit duhet të zgjidhet drejtori i ri

SPAK ka njoftuar përmes një e-maili, shtatë kandidatët që kanë ngelur në garën për postin e shefit të BKH, se brenda muaji korrik do ti nënshtrohen të gjitha fazave të tjera të konkurrimit. Sipas gazetares Anila Hoxha, brenda 31 gushtit duhet të zgjidhet drejtori i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët që synojnë drejtimin e BKH pritet të bëjnë vrap 2400 metra, 300 metra sprint, muskuj barku dhe pompa e më tej analizat mjekësore. Gjithashtu kush kualifikohet për fazën e radhës e pret eseja e zgjeruar, poligrafi, verifikimi i figurës dhe deklarimi i pasurisë.

Konkretisht në garë kanë mbetur Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Shumica pre tyre janë zyrtarë policie dhe hetues aktualë në SPAK.

Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin dhe ju nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u s’kualifikuan. Ata që nuk e kaluan fazën e parë të komisionit të përbërë nga kryeprokurori Altin Dumani, dhe Arben Kraja e Behar Dibra ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.