VIDEO-LAJM/ Botërori i klubeve njeh çerekfinalistin e parë – vendoset pas 120 minutave lojë; festë e shfrenuar nga brazilianët

Palmeiras ka mposhtur Botafogon me rezultatin 1-0. Sfida e Botërorit të klubeve u vendos nga goli i Paulinjos në minutën e 100-të. U nevojitën plot 120 minuta për të vendosur fituesin mes dy skuadrave braziliane. 

Sfida ishte e vlefshme për fazën e 1/8-ave. Kështu Palmeiras është skuadra e parë në çerekfinalen e Botërorit të klubeve.

Gomez u largua me karton të kuq nga Palmeiras në minutën e 116-të. Asgjë nuk ndryshoi, ndërsa Benfika ose Çelsi do të përballen me skuadrën braziliane në çerekfinale.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

Palmeiras 1–0 Botafogo

100′ Paulinjo

Goli i Paulinjos: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Palmeiras – Botafogo

Screenshot 2025-06-28 171037