PREZANTIMI/ As Shpëtim Duro e as Mirel Josa – ja trajneri i ri i Flamurtarit

Në këtë rikthim në elitë, Flamurtari befason jo pak duke i besuar stolin një tekniku spanjoll. Prej kohësh flitej si Sinan Idrizi do t’i besonte stolin kuqezi emrave të njohur të futbollit shqiptar, si Shpëtim Duro apo Mirel Josa, por në fund në Vlorë zbarkoi Carlos Garcia, një trajneri spanjoll.

Kuqezinjtë e kanë prezantuar ditën e sotme, me palët që kanë firmosur kontratë mes tyre. Klubi i uron mirë se ardhjen dhe suksese në Superiore.

Postimi i Flamurtarit:

“Carlos García është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club .

Më herët ka qenë zv.trajner te Chicago, si dhe në Itali tek Udinese.

Sa i përket karrierës si futbollist, ka luajtur me RCD Espanyol , UD Almería , Real Betis , Maçabi Tel Aviv në Izrael , Alanyaspor në Turqi .

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, ka shkruar klubi.