E RENDE/ Babai qëllon për vdekje me armë zjarri vajzën dhe dhëndrin në Poloni – plagoset një tjetër person; në kërkim autori

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e të premtes në Poloninë jugore, kur një burrë 31-vjeçar dhe një grua 26-vjeçare u qëlluan për vdekje nga një 57-vjeçar brenda një shtëpie në fshatin Stara Wisz, në rrethin Limanowa.

Një grua që ishte gjithashtu në vendngjarje u plagos rëndë nga të shtënat, ndërsa po zhvillohen kërkime për të gjetur autorin e krimit, i cili, sipas informacionit të policisë, është arratisur në një pyll fqinj.

Burime policore të cituara nga mediat e huaja raportojnë se kjo është një tragjedi familjare, pasi viktimat ishin dhëndri dhe vajza e autorit të krimit. Një foshnjë njëvjeçare ishte gjithashtu në shtëpi, e cila fatmirësisht nuk u lëndua.

Një zëdhënës i policisë u ka kërkuar banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi i kërkuari është i armatosur, mendërisht i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm.