MOSDJEGIA E MANDATIT/ Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungese

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend.

Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Pamjet tregojnë teksa bisedon me Ballukun dhe prezenca e tij ka përbërë lajm, duke ditur faktin që kryeministri nuk merr pjesë shpesh në seanca.

Hera e fundit kur kryeministri kishte qenë në Parlament ishte më 18 nëntor 2024 ku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionisteve

Opozita është larguar nga salla, ndërkohë që të vetmit deputetë të pranishëm ne momentin e votimit janë Dashnor Sula dhe Nusret Avdulla.