RINOVIMI/ Ronaldo vendos përfundimisht për të ardhmen, hedh firmën deri në vitin 2027

Kristiano Ronaldo ka rinovuar me Al Nasr. Portugezi ka vendosur të hedhë firmën në kontratë deri në vitin 2027.

40-vjeçari i qëndron besnik arabëve, me të cilët u bashkua në janarin e vitit 2023. Ronado ka plot 105 ndeshje me Al Nasr, ndërsa ka shënuar 93 gola dhe ka asistuar 19 të tjerë.

Portugezi është akoma i uritur në futboll. Për më tepër që kushtet e kontratës janë përmirësuar…