MESAZHI/ Lideri Suprem i Iranit reagon për herë të parë pas konfliktit me Izraelin

Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, do të flasë brenda pak minutash në një videomesazh, duke shënuar mesazhin e tij të parë që kur SHBA-të njoftuan një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.

Mesazhi vjen disa orë përpara se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të japë një përditësim mbi ndikimin e sulmeve amerikane në objektet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës.

 Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar me anë të një postimi në X  ku u shpreh se i ofron “urimet e tij për fitoren ndaj regjimit të gabuar sionist”, duke iu referuar Izraelit.

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka shpallur fitoren ndaj Izraelit dhe SHBA-së, në deklaratën e tij të parë publike që nga një armëpushim që i dha fund 12 ditëve të luftës në fillim të kësaj jave.

“Ju ofroj urimet e mia për fitoren mbi regjimin e gabuar sionist”, shkroi Khamenei në llogarinë e tij X në gjuhën angleze përpara publikimit të një deklarate me video.