VENDIMI/ Qeveria miraton listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore për njohjen e viteve të punës për pension

Qeveria miratoi listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave bujqësore për njohjen e viteve të punës për efekt pensioni.

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË ISH-NDËRMARRJEVE BUJQËSORE, SIPAS VITIT TË KRIJIMIT TË TYRE DHE TERRITORIT TË USHTRIMIT TË AKTIVITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.