ZYRTARE/ KQZ shpërndan mandatet për 4 qarqe – ja emrat e deputetëve që futen në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme mandatet e marra në zgjedhjet e 11 majit për qarqet Gjirokastër, Lezhë, Kukës dhe Korçë.

Sipas ndarjes, Partia Socialiste në Kukës ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate.

Ndërsa Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Më poshtë po rëndisim ndarjen përfundimtare të mandateve dhe emrat e deputetëve të zgjedhur:

Qarku Kukës

PD-ASHM 2 mandate

PS 1 mandat

Kandidatët fitues që marrin mandatin:

PD-ASHM – Flamur Hoxha, Isuf Çelaj

PS – Eduard Shalsi

Në Lezhë, merr mandatin nga PS-ja:

Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Admir Kadeli

Nga PD-ja:

Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni, Kastriot Piroli

Në Gjirokastër nga PS-ja merr mandat:

Mirela Kumbaro, Termet Peçi, Piro Dhima

Nga PD-ja:

Tritan Shehu!

Në Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari, Ilirian Pendavinji, Bledi Çomo, Besa Spaho

PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledjon Nallbati, Fidel Kreka