DOSJA “STERILIZIMI”/ SPAK lexon pretencën – kërkon 10 vite burg për Rrjepajn dhe Rrapajn

SPAK ka lexuar pretencën për dosjen “Sterilizimi”. Ku ka kërkuar 10 vite burgim për Ilir Rrapajn dhe Klodian Rrjepajn, të cilat do të konvertohen në 6 vite e 8 muaj heqje lire për secilin, nga ulja e 1/3 e dënimit.

Për Marsela Serjanajn, u kërkuan 3 vite dhe 6 muaj burgim, e cila do të konvertohet në 2 vite e 4 muaj heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Sajmir Kadiun 3 vite dhe 6 muaj, të konvertuar në 2 vite e 4 muaj burgim. Për Petref Mersini SPAK kërkoi që të dënohet me 3 vite e 6 muaj burgim, të konvertuar në 2 vite e 4 muaj, por kjo gjë u pezullua.

Për Arben Gjatën u kërkua 1 vit 4 muaj burgim, por dhe për të më pas u procedua me kërkesën për të dhënë 3 vite shërbim prove. Për Genc Byrazerin dhe Naile Ajazin, u kërkuan 2 vite shërbim prove për secilin.

Në hetim për dosjen “Sterilizimi” është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, për të cilin GJKKO ka vendosur të gjykohet veçmas, në një proces normal, ndryshe nga të akuzuarit e tjerë, të cilët kanë një gjykim të shkurtuar