TRANSFERIMI/ Futbollisti shqiptar prezantohet te skuadra e re në Poloni me akullore në dorë

Florian Haxha do e vijojë karrierën te Motor Lublin në Poloni. 23-vjeçari u largua pas përfundimit të kontratës me Kapfenbergun.

Haxha u prezantua me video të veçantë, që nis duke ngrënë akullore. Lojtari i lindur në Berlin dhe që përfaqëson Kosovën do e ketë për herë të parë eksperiencën në Poloni.

Më parë ka dhënë kontribut në Gjermani dhe Austri. Haxha aktivizohet në linjën e djathtë ku ka luajtur në të gjitha pozitat.