BOTERORI I KLUBEVE/ Mbi 40 gradë Celcius – temperatura ferri për Bajernin dhe Benfikën në përballjen e tyre në Sharlot

Bajerni i Mynihut ndodhet në SHBA që nga 10 qershori. Aventura e amerikane e ekipit nga Mynihu në Kupën e Botës për Klube filloi me një fitore 10- 0 kundër Okland Sitit në Sinsinati më 15 qershor.

Rekordmenët e titujve në Gjermani fituan dhe takimin e dytë teksa mposhtën Boka Xhuniors 2-1, një fitore me të cilën siguruan dhe një vend në 1/8 e finaleve. Por ndeshja e tretë në grup nuk do të jetë e pavlerë. Janë dy objektiva në lojë: së pari, ai sportiv me vendin e parë në grup ende për t’u vendosur – do të dalë pikërisht nda ndeshja e sotme kundër Benfikës. Së dyti është përfitimi financiar, sepse një sukses ndaj portugezëve do të shtonte dhe 1,74 milionë euro më shumë në arkat e Bajernit që deri më tani ka fituar 39,5 milionë euro!

TEMPERATURA EKSTREME – Për Bajernin e Mynihut, ky turne ka qenë me ndeshje ekstreme deri më tani. Së pari, ata u përballën me ekipin më të dobët të kompeticionit, Okland Siti, pastaj me Boka Xhuniors para 60 mijë tifozëve të zhurmshëm. Kampionët e Gjermanisë tani përballen me një ndeshje ekstreme në Sharlot kundër Benfikës (sonte, ora 21:00). Temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në stadiumin “Bank of America”. Mbetet për t’u parë nëse dy skuadrat do të jenë në gjendje t’i përballojë këto temperatura dhe të mbetet e pamposhtur në turne.

BAVARIA NË RRUGËT E MAJAMIT – Majami po bëhet bavarez! Një vepër spektakolare arti rruge u zbulua në Ynud me famë botërore të premten e kaluar, një ditë para fitores 2-1 të Bajernit ndaj Bokës – në prani të legjendës së klubit, Klaudio Pizarro (46) dhe spikerit të stadiumit Stefan Lehman (62). Murali i ri paraqet Jamal Musialën, Herri Kejn dhe Tomas Myler, si dhe një kanoçe birre nga sponsori i Bajernit, “Paulaner”. Murali është bërë nga artisti argjentinas Maksimiliano Banjasko (44), i cili njihet në të gjithë botën për portretet e tij hiper-realiste të legjendave të futbollit si: Diego Maradona, Lionel Mesi dhe Angel di Maria. Me veprën e tij të fundit, ai krijon një memorial mbresëlënës për Bajernin – pikërisht në zemër të Majamit.