Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, lëshoi deklaratën e tij të parë që nga sulmi hakmarrës i Teheranit kundër një baze amerikane në Katar.
Khamenei thotë se Irani nuk ishte pala që e nisi këtë konflikt dhe nuk do të pranojë të jetë në shënjestër të asnjë pale në asnjë rrethanë.
“Ne nuk do të dorëzohemi ndaj asnjë agresioni. Kjo është logjika që qëndron pas kombit iranian”, thuhet në një postim në llogarinë X të Khamenei.









