DEKLARATA/ Garda Revolucionare iraniane: Nuk do lëmë pa përgjigje asnjë sulm

Garda Revolucionare Islamike e Iranit në një deklaratë, ka theksuar se Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare.

“Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë”, thotë Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë.

Pak më parë Irani kreu një sulm ndaj bazës amerikane në Katar si dhe në Irak. Irani sulmoi bazat me 6 raketa.