SITUATE PANIKU/ Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa! Banorët në panik dalin nga ndërtesa 

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese në Gramsh duke e djegur plotësisht, dhe shkaktur dëme të mëdha në të gjithë ndërtesën.

Fatmirësisht nga ngjarja e rëndë nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka tronditur dhe shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e zonës. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit