REAGIMI I KOMPANI/ Tekniku bavarez i mahnitur me Mesin: Jemi në të njëjtën moshë, nuk e di si ia del të bëjë ende këto gjëra

Lionel Messi realizoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit kundër Portos në Botërorin e Klubeve dhe të gjithë po flasin për të. Pas dy ditësh, kampioni argjentinas do të mbushë 38 vjeç dhe përsëri arrin të tremb rivalët e tij.

Trajneri i Bajern Mynih, Vinsent Kompani e ka lavdëruar atë në një mënyrë të veçantë, duke kujtuar se mosha e tij nuk është shumë larg asaj të sulmuesit të Inter Majemit (Kompani mbushi 39 vjeç në prill).

“Jemi pak a shumë në të njëjtën moshë, nuk e di se si ia del ende t’i bëjë këto gjëra. Duhet ta vlerësojmë çdo moment që Mesi është në fushë”, tha ai për “ESPN”.