EURO-21/ Fitore dramatike! Gjermania kalon në gjysmëfinale duke mposhtur 3-2 Italinë në kohën shtesë

Ndeshja Gjermani – Itali përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të “panzerave”. Mes skuadrave u zhvillua një ndeshje dramatike e cila doli në shtesë ku gjermanët gjetën golin e fitores.

Italia kaloi e para në avantazh në minutën e 58-të me Koleosho, ndërkohë që në minutën e 63-të, trajneri vendos të aktivizojë Veiperin në vend të Tresoldit. 

Në minutën e 68-të, gjermanët gjetën golin e barazimit me anë të Voltemad, ndërkohë që për golin e fitores që do të kualifikonte “panzerat” në gjysmëfinale mendoi sulmuesi me origjinë shqiptare, Veiper, i cili në të 87-të, tundi rrjetën për 2 me 1. Kur u mendua se festa do të ishte e gjitha për gjermanët, ishte Ambrosino, që në minutën e 90+6, shënoi golin e barazimit, duke çuar ndeshjen me shtesa.  

Në kohën shtesë, edhe pse kishte 2 lojtarë më pak se Gjermania, axurrët luajtën fort duke e mbajtur rezultatin 2-2, gjithashtu duke krijuar raste në zonën e “panzerave”, ku rezultuan të pavlefshme.

Goli i fitores u gjet në e minutën 117′ nga Merlin Rohl, i cili vulosi ndeshjen dhe duke e kaluar Gjermaninë në gjysmëfinale, ku do të luajnë kundër Spanjës