Një 45-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim prej 4 vitesh, për vjedhje me ardmë, është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia.
Shtetasi Armand Mevlani ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Gjirokastrës, pasi dyshohet se në 2021, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë vjedhur me armë një argjendari.
“Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.









