MANIFESTIMI/ Parada shqiptare në New York – Manhattan “vishet” kuqezi…. FOTO

Shqiptarë të shumtë marshuan të shtunën e 21 qershorit në Manhattan, si pjesë e paradës së Diasporës shqiptare në New York.

Në paradën e mbajtur, u manifestua kultura dhe identiteti kombëtar me flamuj kuqezi, valle dhe muzikë tradicionale e trevave shqiptare.

Në kuadër të festimeve u zhvillua një koncert dhe aktivitete kulturore në rrugën 72, ku mbizotëronte fryma patriotike.

Parada shqiptare në New York/ Manhattan-i "vishet" kuqezi

Ky marshim organizohet nga “Albanian Roots” dhe është një nga momentet kryesore të bashkimit të komunitetit shqiptar në New York.

Parada nisi paraditen e së shtunës me orën lokale nga zona e Central Park West, për të vazhduar përgjatë rrugës së 81-të deri në 68th Street.

Për herë të parë në këtë paradë mori pjesë dhe kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, i cili gjithashtu mbante në dorë një flamur shqiptar.

Parada shqiptare në New York/ Manhattan-i "vishet" kuqezi

Ai theksoi se diversiteti është një nga pikat më të forta të Nju Jork-ut dhe se komuniteti shqiptar është shembull për këtë frymë bashkëjetese.

Kjo paradë ka bërë bashkë shqiptarët në këtë event historik,  për të treguar pasurinë e trashëgimisë shqiptare në zemër të qytetit të Nju Jorkut.

FOTO/ Parada e parë zyrtare e shqiptarëve në Nju Jork