AKSIDENT/ Përplasen dy automjete në Vlorë, raportohet për një të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Peshkëpi-Selenicë.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Një person është dëmtuar ndërsa është dërguar drejt spitalit të Vlorës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi shkaqet e përplasjes.