Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas ka reaguar në lidhje me sulmet amerikane ndaj Irani. Kallas ka njoftuar se ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm nesër, më 23 qershor.
Ajo theksoi përmes një postimi në “X” se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. Kallas u bëri thirrje të gjitha palëve të bëjnë një hap prapa, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.









