RINUMERIMI/ Mbyllet proçesi për këtë javë; ASHM ankohet për vjedhje, por rezulton që ka vjedhur më shumë vota sesa vetë PS dhe “gropë”; ja rezultati pas 497 kutive të hapura

Vetëm Basha dhe Alibeaj nuk kanë vjedhur vota më 11 maj; gjithë partitë e tjera me rezultat të padrejtë…

Procesi i rinumërimit të votave për Qarkun e Tiranës është mbyllur për këtë javë dhe do të rinisë të hënën. Në total janë rinumëruar 437 qendra votimi dhe rezulton se pjesa më e madhe e partive politike po dalin me humbje. Vetë PD, që dyshonte se i kishin vjedhur votat, në fakt po del partia që ka “vjedhur” më shumë vota.

Rezulton se më 11 maj, PD-së i janë shtuar 219 vota. Praktikisht ato kanë qenë të pavlefshme, por numëruesit i kanë cilësuar të rregullta. Sa u takon kandidatëve, rezulton se Ilir Alimehmeti është ai i cili ka marrë pa të drejtë më shumë vota. Atij i janë dhënë 61 vota, që për KQZ kanë qenë të pavlefshme. Ndërsa Jorida Tabaku ka përfituar pa të drejtë 22 vota.

Te PS, rezulton se i janë shtuar padrejtësisht 193 vota më 11 maj. Sa u takon kandidatëve, më shumë kanë “vjedhur” Ervin Hoxha, Xhemal Qefalia, Blendi Gonxhja apo Fatmir Xhafaj. Ata kanë marrë vota pa të drejtë.

Edhe te thuajse të gjitha forcat e tjera ka pasur grabitje votash, përveç partisë së Bashës dhe koalicionit Shehi-Alibeaj. Bashës i janë vjedhur 13 vota, ndërsa Alibeajt dhe Shehit u janë hequr 7 vota.

Me pak fjalë, procesi i rinumërimit po përfundon në një bumerang për PD-në, e cila pretendonte të merrte një mandat, por po del me rënie votash. Nga ana tjetër, tregon babëzinë në radhët e PS. /Pamfleti

Mbyllet për këtë javë rinumërimi, PD del

Rezultati i përgjithshëm

Mbyllet për këtë javë rinumërimi, PD del
Mbyllet për këtë javë rinumërimi, PD del

Mbyllet për këtë javë rinumërimi, PD del

Votat brenda PD

Mbyllet për këtë javë rinumërimi, PD del
Mbyllet për këtë javë rinumërimi, PD del
Mbyllet për këtë javë rinumërimi, PD del