HUMBJA HISTORIKE/ Nuk ndodhte prej 13 vitesh, kampionët e Europës u mposhtën nga…

Botafogo është futur në histori pas fitores kundër PSG-së në Botërorin e Klubeve.

Brazilianët mposhtën skuadrën e Luis Enrikes me golin e realizuar nga Igor Hesus.

Me këtë triumf, bëhet skuadra e parë e Amerikës së Jugut që nga 2012 që mund një kampion Europe. Për herë të fundit ndodhi në 2012 kur Korinthians mposhti Çelsin i cili në atë kohë fitoi Championsin kundër Bajernit të Mynihut.