Arbër Hoxha mund të bëjë hapin e madh në karrierë gjatë kësaj vere, duke kaluar nga futbolli kroat në atë anglez, padyshim më prestigjiozi i një nivel më i lartë. Anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare ka marrë kohët e fundit një propozim shumë interesant.
Ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç, ka marrë drejtimin e Hull Siti në Championship, kategorinë e dytë angleze dhe tashmë po kërkon të përforcojë skuadrën me futbollistë cilësorë për të bërë të mundur që ekipi të jetë në lartësinë e këtij kompeticioni që ka shumë rivalitet dhe cilësohet ndër më të vështirët në Europë.
Sipas mediave angleze dhe kroate, tashmë dihet edhe shuma që duhet të paguajë Hull Siti për të blerë kartonin e Hoxhës. Bëhet e ditur se Dinamo e Zagrebit kërkon rreth 1 milion euro, po aq sa pagoi për të marrë kartonin e tij nga Slaven Belupo. Kjo është një shifër e përballueshme lehtësisht nga klubi anglez, por para se të bëjë ofertën zyrtare, do të përgatitë listën e plotë të përforcimeve që kërkon trajneri Jakiroviç.









