QENDRIMI KRITIK/ Mishel Platini e thotë troç: Këto dy skuadra elitare kanë vrarë filozofinë e futbollit

Ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, sulmoi Mançester Sitin dhe PSG-në, ndërsa kritikoi paranë e madhe që kontrollon futbollin.

Klubet në pronësi të Abu Dhabit dhe Katarit janë ngjitur në majë të futbollit botëror vitet e fundit, duke fituar të dyja Champions League në tre vitet e fundit falë shpenzimeve të tyre të tepërta.

Ish-ylli i Francës, Platini, mendon se “filozofia e futbollit” është zhdukur për shkak të shumave të mëdha të parave që ekipe të tilla të mëdha po shpenzojnë për të mbetur konkurruese.

Platini përmendi vendimin Bosman, një rast i vitit 1995 që rezultoi në lejimin e lojtarëve të largoheshin falas nga klubet në fund të kontratës së tyre, si fillimin e fundit të futbollit.

Ai tha për La Stampa: “Gjithmonë e kam parë lojtarin dhe lojën, kurrë nuk kam qenë i interesuar për asgjë tjetër. Ligji Bosman, megjithatë, e vrau filozofinë e futbollit: sot për të fituar duhet të kesh para, thjesht shiko se si kanë ndryshuar historitë e Sitit dhe PSG-së”.