DENONCIME/ Publikon 2 intervista me emigrantë – Berisha i prezanton si fakte: Dëshmojnë manipulimin e votës së diasporës, procesi ka qënë i kontrolluar fund e krye

Kreu i ASHM, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat ka publikuar fakte dhe dëshmi që sipas tij provojnë manipulimin e votave të diasporës. Ish-kryeminstri tregoi video që dëshmojnë manipulimin masiv të votës së diasporës nga qeveria e Edi Ramës. Gjithashtu Berisha tha se procesi është shtetëzuar përmes mekanizmave korruptivë, përfshirë nënkontraktorë dhe ambasada.

“Këtu janë video të përgatitura për të dëshmuar se si Edi Rama nëpërmjet mekanizmave korruptive, nënkontraktorëve, ambasadave, etj, e shtetëzoi procesin e votimit dhe realizoi manipulimin më të madh. Urdhëroni, dengje me vota. Ky me krah votash shkon drejt konsullatës. Dua të përgëzoj shumë demokratët e Selanikut për punën e shkëlqyer që kanë bërë në dokumentimin e këtij procesi, manipulimit të këtij procesi. Qendrat e bixhozit janë përdorur gjerësisht pra… Siç e patë, me dëshmitarë, një proces fund e krye i kontrolluar dhe i manipuluar,” tha Berisha.