VENDIMI/ Kërkoi zbutje të masës së sigurisë – GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën (VIDEO)

Seanca në GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shtyrë, për në datën 26 Qershor.

I ndodhur në qeli që prej tetorit Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë.

Avokati i kreut të PL-së, Kujtim Cakrani deklaroi se seanca është shtyrë sepse ky i fundit kishte kërkuar të njihej me aktet e prokurorit.

Seanca është shtyrë sepse unë kërkova që të njihem me aktet e prokurorit. Prokurori foli për gjithçka tjetër, por jo për Ilir Metën. Garanci pasurore për kreun e PL-së, nuk vendosim sepse zoti Meta nuk ka pasuri. Ai nuk disponon as pasuri të luajtshme, as pasuri të paluajtshme. Meta është në formë perfekte, bën dhe palestër, është dënuar 10 ditë me urdhër të “Ajatollahut të Tiranës”, tha avokati Cakrani.