ZYRTARISHT/ E kallëzuar për konçensione të dyshimta në shëndetësi – SPAK e konfirmon: Po hetojmë Vilma Nushin e Check Up-it 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim për Vilma Nushin. Një nga gratë më të fuqishme në fushën e biznesit është vendosur në lupën e SPAK prej kallëzimit të bërë ndaj saj mbi koncesionet e shumë përfolura në sistemin e Shëndetësisë.

Një shkresë e drejtuar nga Partia Demokratike në SPAK ku kërkohet informacion për statusin e kallëzimit të bërë, raportohet se ka nisur procedimi penal dhe subjekti në fjalë po hetohet. Është prokurori Elvin Gokaj që ka marrë në dorë çështjen, ndërsa është kthyer përgjigje për PD-në, me cilësinë e kallëzuesit.

Kujtojmë se koncesioni i check-up e fituar nga “3P Life Logistic” e Vilma Nushit nisi punë në shkurt të vitit 2015. Kontrata koncesionarë kishte si qëllim kontrollin mjekësor bazë falas që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.

E kallëzoi PD-ja, Altin Dumani e konfirmon: Po hetojmë Vilma Nushin e

Kthim pergjigja e SPAK me firmën e Altin Dumanit

Kthim pergjigja e SPAK me firmën e Altin Dumanit