Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 664, datë 24.05.2023 të Komisionittë Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”,-thuhet në njoftim.









