34-VJETORI I PS/ E shtyu festën e partisë për dasmën e Aleks Soros – Rama: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi në oborr të PS

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën përshëndetëse në përvjetorin e 34-të të Partisë Socialiste tha se PS nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë që vijnë pas fitoreve prandaj nuk lodhet së fituari.

Ai vlerësoi deputetë e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit si një harmonizim të eksperiencës me prurjet e reja.

“Nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që vijnë pas fitoreve. Prandaj nuk lodhemi së fituari, sepse nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi. Shumë gjerë duhen bërë me mire sepse kjo fitore është e lidhur me një besim të jashtëzakonshëm për ta udhëhequr vendin drejt BE. Kemi një skuadër të re me 83 deputetë, kemi harmonizim të eksperiencës me prurjet e reja”, tha Rama.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rama nuk harroi batutat për socialistët vjetër Dade dhe Ruçi.

“Zysha (Arta Dade) ty shyqyr që të kemi, edhe shokun Gramoz sigurisht. Sa herë e shoh shokun Gramoz në këtë oborr kuptoj që jemi në rrugën e duhur. Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi në këtë oborr”, tha Rama.

“Ky mandate vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, për vetë faktin se erdhi si rezultat një mbështetje më të madhe për Partinë Socialiste. Ne Asnjëherë nuk u jemi shmangur përgjegjësive që vijnë me fitoret. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse ne nuk lodhemi së fituari, e së ngarkuari veten me përgjegjësi e së reflektuari se çfarë mund të bëjmë më mirë.

Çdo fitore është e lidhur me një mandate besimi për të udhëhequr vendin e për të anëtarësuar Shqipërinë brenda Bashkimit Europian, brenda kësaj dekade. Ky objektiv është sa i arritshëm, po a qi vështirë, është objektiv sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do të jemi në gjendje të përmirësojmë atë që duhet përmirësuar dhe të përmbushim atë që duhet përmbushur.

Nuk kemi asnjë arsye për të mos qenë besimplotë, kemi një skuadër të re me jo pak por me 83 deputetë. Më shumë se sa numri është përbërja e skuadrës, harmonizimi i eksperiencës me prurjet e reja dhe shpërndarja më e mirë e peshës në çdo territori, që i jep mundësinë kësaj skuadre të re të mbaj peshën”,-tha Rama.