PERGENJESHTRIMI/ U raportua se SHBA ishte e gatshme për aksion – Trump mohon lajmet për planet e luftës

Donald Trump ka hedhur poshtë raportimet e “Wall Street Journal”, sipas të cilave ai ka aprovuar planet për një sulm kundër Iranit, por është duke pritur urdhrin final.

Gazeta shkruante se ish-presidenti ka sinjalizuar ndihmësve të tij se është i gatshëm për aksion, por kërkon të shohë më parë nëse Teherani do të heqë dorë nga programi bërthamor.

Por në një reagim të shkurtër në platformën e tij, Truth Social, Trump deklaroi: “Wall Street Journal s’ka asnjë ide çfarë mendoj për Iranin”.

Ky mesazh tregon qartë se Trump dëshiron të ruajë një qëndrim të paqartë dhe fleksibël përballë një çështjeje delikate.

Pse kjo paqartësi i shërben Trump-it? Sipas korrespondentit të Sky News në SHBA, Mark Stone, ambiguiteti është strategjik: baza e mbështetësve të Trump është e ndarë mes atyre që kërkojnë ndërhyrje ushtarake dhe atyre që nuk duan një tjetër luftë për SHBA-në. Duke mos u pozicionuar qartë, Trump i lë vetes hapësirë për të manovruar politikisht – qoftë si “i forti që ndal Iranin”, qoftë si “patrioti që mbron Amerikën nga luftërat”.