SHPERTHEN TRUMP/ Mbajtja e normës së interesit – Presidenti i SHBA sulmon shefin e FED: Është një turp amerikan! Evropa ka pasur 10 shkurtime, ne asnjë

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi kryetarin e Rezervës Federale se i ka kushtuar amerikës “qindra miliarda dollarë” për shkak se i ka lënë normat e interesit të pandryshuara këtë javë. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Truth”, Trump e quajti Jerome Powell një “turp amerikan” pasi njoftoi të mërkurën se banka qendrore do t’i mbante kostot e huamarrjes në rangun prej 4.25% deri në 4.5%.

Rezerva Federale uli parashikimet e saj të rritjes për ekonominë amerikane, pasi Powell tha se mbajtja e normave të qëndrueshme do t’u lejonte politikëbërësve të reagonin ndaj një rritjeje të pritur të inflacionit nga politikat tarifore të Presidentit.

“‘Tepër vonë, Jerome Powell po i kushton vendit tonë qindra miliarda dollarë. Ai është me të vërtetë një nga njerëzit më budallenj dhe më shkatërrues në qeveri, dhe Bordi i Rezervës Federale është bashkëfajtor. Evropa ka pasur 10 shkurtime, ne nuk kemi pasur asnjë. Duhet të jemi 2.5 pikë më poshtë dhe të kursejmë MILIARDË DOLLARË nga i gjithë borxhi afatshkurtër i Bidenit. Kemi inflacion të ulët! SHUMË VONË është një turp amerikan”, shkruan Trump.

Mbajtja e normës së interesit, Trump sulmon shefin e Rezervës