Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, në lidhje me luftën Izrael-Iran.
Saar theksoi se Erdogan si lider, ka një rekord të madh të shtypjeve të lirive dhe të drejtave të qytetarëve turq.
“Sulltani, në sytë e vet, në një tjetër fjalim nxitës, vazhdon të nxisë kundër Izraelit dhe kundër Kryeministrit izraelit. Erdogani, i cili ka një rekord shtypjeje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të tij, si dhe të opozitës së vendit të tij, guxon t’u predikojë të tjerëve. Është veçanërisht ironike që dikush që nuk i fsheh ambiciet e tij imperialiste, dikush që pushtoi Sirinë veriore dhe pushtoi në mënyrë të paligjshme Qipron veriore, pretendon se flet në emër të moralit dhe të drejtës ndërkombëtare. Pak vetëdije mund të ndihmonte.” shkroi Saar në një postim në platformën X.









