MESAZHI I FENOMENIT/ CR7 dhuratë speciale për Donald Trump: Luajmë për paqen!

Kristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanelë të firmosur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen.

Antonio Kosta, president i Këshillit Evropian, ia dorëzoi dhuratën Trumpit në Kanada. “Për Presidentin Donald Trump, të luash për paqe! Si ekip!” – shkruajti Antonio Kosta në rrjetin social.

Antonio ndau foto të Presidentit Trump dhe fanelës, së bashku me një pamje nga afër të mesazhit të Kristiano Ronaldos.

Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez i futbollit dërgon mesazhe, pasi diçka të tillë e kemi hasur edhe më parë.

Ronaldo mbetet një nga njerëzit më me ndikim në botën e futbollit, pavarësisht viteve që kalojnë.