RREZIKU IRANIAN/ Eksperti i sigurisë: Teherani do të godiste Shqipërinë me raketa – ja qyteti që ishte shënjestruar

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi ynë strehon muxhahedinët, kundërshtarët e regjimit të Iranit.

Muxhahedinët strehohen në një kamp në Manzë të Durrësit dhe prej andej ata ishin përfshirë edhe në aktivitet kibernetik ndaj regjimit të Teheranit.

Eksperti Xhavit Shala, i ftuar në Klan News në rubrikën “Përballë Lajmit” tha se Irani ka synuar të godiste Shqipërinë me raketa, pikërisht kampin e muxhahedinë në Manzë të Durrësit, por kjo ide nuk u realizua.

Por më pas ndodhi sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë.

Kjo bëri që Irani pastaj të ndërmarri dy hapa; Njëri ngeli projekt ide dhe tjetri u bë realitet. E para, sulmi kibernetik që ishte nga më të ashpërit, Shqipëria nuk ishte sprovuar asnjëherë, ka qenë nga më të ashpërit që ka bërë, që cënoi integritetin e të dhënave shtetërore.

Nga ana tjetër ata u përgatitën për të bërë goditjen me raketa dhe me dronë  ndaj Shqipërisë. Ka dokumente për këtë, ka botime gazetash. Sidomos në 2023 ose më përpara, një gazetë iraniane e nxorri dhe skemën ku do godiste, ishin paralajmërime të gjitha këto, do goditej në Manzë.