DOSJA “PARTIZANI”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK – zbulohet arsyeja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Bëhet me dije se arsyeja e mungesës lidhet me probleme shëndetësore. Më konkretisht, kryedemokrati raportohet se po kalon një situatë viroze, që e ka detyruar të qëndrojë i tërhequr nga angazhimet publike ditën e sotme.

Ka qenë një nga avokatët e Sali Berishës, i cili është paraqitur në SPAK, ku i kanë informuar prokurorët se ai nuk do të paraqitet për shkak të një gjendje virale.

Mbetet për t’u parë se kur do të vendoset një datë e re për paraqitjen e tij në SPAK.

Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në një proces të hapur hetimor dhe është subjekt i masës së sigurisë “detyrim paraqitje” nga ana e Prokurorisë së Posaçme.