PRANGOSJA/ Arrestohet pas dy ditësh kërkime autori i vrasjes së kongresmenes demokrate dhe bashkëshortit të saj, dalin pamjet nga kapja e tij (FOTO) 

Ai akuzohet për vrasjen e Melissa Hortman dhe bashkëshortit të saj herët në mëngjes të shtunën dhe gjithashtu për plagosjen e rëndë të një kongresmeni tjetër demokrat në Minneapolis, John Hoffman, dhe gruas së tij.

Vance Beltre, i dyshuari për vrasjen e një kongresmeneje demokrate nga Minesota dhe bashkëshortit të saj, është arrestuar pas një kërkimi dy-ditor. 57-vjeçari u arrestua në një zonë rurale si pjesë e një operacioni kërkimi në shkallë të gjerë.

Ai akuzohet për vrasjen e Melissa Hortman dhe bashkëshortit të saj herët në mëngjes të shtunën dhe gjithashtu për plagosjen e rëndë të një kongresmeni tjetër demokrat në Minneapolis, John Hoffman, dhe gruas së tij.

Belter, kreu i një firme private sigurie i cili kreu sulmet ndërsa mbante veshur uniforma policie. Ai u arrestua pranë fermës së tij në Green Isle, Minesota. Hoffman iu nënshtrua një operacioni pasi u qëllua nga nëntë plumba dhe orë pas ore bëhet me dije se po bëhet më mirë.

“Të dy jemi jashtëzakonisht me fat që jemi gjallë”, tha gruaja në mesazhin e saj.