THIRRJA PER PAQE/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme – reagon Kaja Kallas: BE ka qenë gjithmonë e qartë! Kundër paisjes së Iranit me armë bërthamore! 

Përmes një postimi në platformën X, Kaja Kallas bën me dije se komunikoi sot me ministrin e jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi.

Ajo thekson se vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit, ndërsa nënvizon qëndrimin e BE-së, që Irani mos të lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore.

“Fola me ministrin e jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi.
Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon është rrezik i lartë. Diplomacia duhet të mbizotërojë. BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë: Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore. Vetëm diplomacia mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme dhe BE-ja është e gatshme të mbështesë”, shkruan shefja e diplomacisë evropiane.

Spoke with Iranian FM @araghchi. Risk of further escalation in the region is dangerously high. Diplomacy must prevail. The EU has always been clear: Iran must never be allowed to acquire a nuclear weapon. Only diplomacy can lead to a lasting solution. The EU is ready to support.

— Kaja Kallas (@kajakallas) June 14, 2025