VIZITA/ Presidentja Osmani takohet me kryetarin e parlamentit të Japonisë, Nukaga

Presidentja e Kosëovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Parlamentit të Japonisë, në vijim të vizitës së saj në ishullin e Azisë Lindore.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga, u riafirmua përkushtimi i palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani thekson se mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit,dhe synohet që ky partneritet të ngrihet në nivele edhe më të larta.