Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë.
Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani tha se është dorëzuar kërkesa për verifikim kushtesh dhe zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë.
Ilir Meta akuzohet për “Korrupsioni pasiv personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Pastrim i produkteve te veprës penale”.









